Balla takim me policët e qarkullimit rrugor: Më konsideroni mik jo ministër, jam në krahun tuaj

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka mbledhur policinë rrugore për t’i përgëzuar për punën e tyre ndërsa theksoi se intensiteti i kontrollit duhet të jetë gjithnjë edhe më i madh.

Nga ana tjetër, Balla tha se duhet më shumë siguri në rrugë.

“Duam që policia të jetë një strukturë shtetërore ku përvëlon ndershmëria. Dua t’iu përgëzoj për punën që bëni. Dua ta konsideroni ministrin jo thjesht dikush që është lart në hierarki por si një mikun tuaj. Mes jush dhe kujtdo tjetër që mundohet të hyjë në punën tuaj, unë jam në krahun tuaj. Na duhen rregulla, kushte të reja të vendosura në Kodin rrugor që u miratuan në Kuvend që ne të kemi sa më shumë siguri. Duhet të rrisim intensitetin tonë të kontrollit që njerëzit të ndërgjegjësohen.”- tha Balla.

EMISIONET