Avokatja e familjes Bitri, për “Ora News”, Marina Magistrelli: Trupi i Klajdi niset nesër drejt Shqipërisë. Babai nuk ka ardhur dot

Avokatja e familjes Bitri, për “Ora News”, Marina Magistrelli:

Trupi i pajetë i 23-vjeçarit Klajdi Bitri që u vra pak ditë më parë nga një shtetas algjerian në Itali do të niset nesër nga Porti i Ankonës drejt Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet nga avokatja e familjes Bitri, Marina Magistrelli, e cila në një intervistë dhënë për “Ora News”, thekson gjithashtu se pas marrjes në pyetje të autorit të krimit e rezultateve të autopsisë është zyrtarizuar arresti me burg për vrasje të qëllimshme ndaj algjerianit 27-vjeçar, Fatah Melloul.

“Trupi i Klajdi Bitrit niset nesër nga Porti i Ankonës drejt Shqipërisë. Mbërrin ditën e premte në vendlindje. Deri sot babai i Klajdit nuk ka mbërritur në Itali.

Pas marrjes në pyetje të autorit të krimit e rezultateve të autopsisë është zyrtarizuar arresti me burg për vrasje të qëllimshme të algjerianit Fatah Melloul, 27 vjeç.

Dimanika e ngjarjes ishte mjaft e qartë falë dhe rrëfimeve të personave që u gjendën dëshmitarë të ngjarjes”, shprehet avokatja Marina Magistrelli.

A ka masë ndalimi dhe për të fejuarën e autorit të krimit e cila gjëndej me të në automjet?

Avokatja: Edhe pse dëshmitarët kanë rrëfyer se pas krimit ka qënë ajo që ka marrë drejtimin e automjetit dhe është larguar me shpejtësi bashkë me autorin, ndaj saj deri sot nuk ka asnjë masë paraprakisht.

Ju jeni Avokate mbrojtëse e emëruar nga shteti apo nga familja?

Avokatja: Po, jam avokate e zgjedhur nga familja. Ajo që na preokupon në këto orë është se mamaja e Klajdit do të marrë vesh të vërtetën. Deri sot ajo është informuar se Klajdi është i plagosur. Gjëndja e saj shëmdetësore nuk është e mirë e madje është në kurim spitalor.

Një tjetër fakt që është shqetësues është se çdo bëhet me vëllain e Klajdit. Tashmë është 18 vjeç dhe i duhet të punojë që të jetojë në Itali.

Është i integruar mirë, por ka nevojë për punë e shtëpi. Ishte Klajdi ai që kujdesej për të.

alba kepi klajdi bitri

EMISIONET