Burg për të arrestuarit e "Metamorfozës", avokati i Gjokës: S’ka prova, të gjitha janë spekulime, mos merrni njerëz në qafë!

Burg për të arrestuarit e "Metamorfozës", avokati i

Për herë të parë forcat Rena ishin në spak jo për kontroll por për të sjëll në gjykatë 6 të arrestuarit e operacionit Metomorfaza.

Nën masa të forta sigurie nga Pllumb Gjoka e deri te Olti Bistri u futën në kafazin e xhamit dukë qëndruar më shumë se 3 orë.
Gjykata pasi dëgjoi relatimin dhe gjetjen e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Kraja u torhoqë për vendim.

Një vendim që nuk i ndryshoi aspak poziat pasi të 6 personat e arrestuar do të vijojnë të qëndorjnë në ambjetet e qelisë.

Pas daljës nga seance mbrojtësi ligjor i Pëllumb Gjokës Gurali Brahimllari tha se arrestimi është i pabazuar në faktë dhe prova.

E ndërsa avokati tjetër Ylli Manjani u shpreh se zbërthimi I dy platoformave Sky dhe Enco nuk tregojë përfshirë në krime që prokuroria prentendon.

“Çdo veprim procedural i zotit Gjoka dhe të të tjerëve është se askush prej tyre nuk është i pandehur. Pra nuk ka as akuza. Sipas ligjit Bolshevik shqiptar, lejohet arresti dhe për peronat nën hetim. Ndaj lejohet kjo gjë. Ne mendojmë në kor dhe dhamë opinion, e gjithë kjo nisi mbi bazën e indiceve policore.

Nuk ka përgjime se mbushët dynjanë. Është sikur të hysh në arkivë dhe të vjedhësh të dhëna. Nuk ka asnjë provë se klienti im të ketë përgjime. Nuk është kapur asgjë. Të gjitha këto janë spekulime. Prokuroria ishte e qartë; flitet për persona nën hetim dhe indicie, që janë marrë me letër porosi nga Franca. Letër porositë që kanë ardhur nga Franca, nuk është e qartë, pasi nuk ka aparate të kapura. Të gjitha janë spekulime, mos merrni njerëz në qafë.”, tha Manjani.

Biznesmeni Gjoka, ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime”, tha Manjani.

Në dosjen e prokurorisë prej 140 faqesh janë të zbardhura aktiviteti dhe përfshirja në 12 vepra penale të 6 personave të arrestuar si dhe 9 të tjerëve të shpallur në kërkim.

Nga zbërthimi i këtyrë aplikacionë është zbardhur vrasja e Gjin Ndoj në vuan e dejes në vitin 2020. Në këtë ngjarja hetusit shkruajne se ka qënë porosi e Ervis Martinaj dhe e kryer nga grupi Bajri më ndihmë e shoferit të Pllumb Gjokës.

Vrasja e Ndoj do të shpërblehej më një tjeter plan antenati të porosituar nga Pllumb Gjoka që bëhëj fjalë për ish-policin e burgjeve Klementhi Musabelliu për të cilën edhe në këtë ngjarja rol aktiv ka pasur Edmond Preka shoferi i Pllumb Gjokës.

Në mesin e ngjarjeve që sipas SPAK janë zbardhur janë edhe atentatet në tentativë ndaj Taulant Pepajt dhe Dorjan Dhuli, Ibrahim Liçi e Genc Tafili.

Në kërkim Te arrestuar
Behar Bajri Pëllumb Gjoka
Ervis Martinaj Olti Bistri
Denis Bajri Edmond Preka
Klaudio Haka Astmer Biliali
Prek Kodra Ardit Hasanbegaj
Aleks Ndreka Xhevahir Lita
Arsat Bashli
Bardhyl Marvraj
Elion Hato

EMISIONET