Zyrtare/ Prezantohet transferimi rekord i Milanit, ylli portugez është tashmë kuqezi

Zyrtare/ Prezantohet transferimi rekord i Milanit, ylli portugez është

Milani ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos nga Paris Saint-Germain, në atë që konsiderohet si transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit. Sipas raportimeve, marrëveshja kap vlerën e rreth 70 milionë eurove, edhe pse shifra nuk është konfirmuar zyrtarisht.

23-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore me përfaqësuesen e Portugalisë në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për Kupën e Botës, dhe ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “San Siro” deri më 30 qershor 2031.

Me afrimin e Ramosit, trajneri Ruben Amorim siguron sulmuesin që kërkonte për projektin e ri të Milanit, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rindërtimin e skuadrës.

Në deklaratën e klubit shkruhet: “AC Milan njofton transferimin e përhershëm të Gonçalo Matias Ramos nga Paris Saint-Germain FC. Sulmuesi portugez ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2031.”

 

EMISIONET