Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe

Pas disa orësh në komisariat, Dritan Goxhaj dhe një protestues tjetër janë lënë të lirë.

Ata janë pritur nga një numër qytetarësh që ndodheshin jashtë ambienteve të Komisariatit nr. 1.

Ndërkohë, në komisariat ndodhen edhe disa protestues të tjerë, të cilët u shoqëruan pas tensioneve jashtë sallës së Kuvendit.

"Arsyeja e shoqërimit ishte pretendimi për kundërshtim të punonjësve të policisë, edhe pse ne nuk i kemi kundërshtuar. Ne kemi qenë gardh dhe u kemi bërë thirrje protestuesve të mos prekin punonjësit e policisë. Trajtimi ndaj nesh ka qenë normal dhe nuk ka pasur asnjë problem. Kanë ardhur disa deputetë dhe na kanë pyetur për situatën. Ne nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, pasi për ne ai nuk përfaqëson popullin, sepse është votuar nga një Parlament që ne e konsiderojmë Parlament krimi. Për këtë arsye, ne kërkuam largimin e tij," tha Dritan Goxhaj.

EMISIONET