“Autizmi”, dhe format e vonesave te fëmijët, eksperti apel prindërve: Nxitini fëmijët të flasin. Sa më herët çojini në çerdhe
“Autizmi”, dhe format e tjera të vonesave te fëmijët ishte tema e radhës e diskutimit në studion e lajmeve në “Ora News”.
Lidhur me këto fenomene, Ergers Eskiu, terapist logoped u shpreh se prindërit duhet të jenë më këmbëngulës me të vegjlit e tyre
“Duhet më shumë nxitje: më shumë nxitje në të folur, t’i tregojnë përralla gjatë mbrëmjeve, të shfletojnë libra duke i emërtuar çdo gjë që shikojnë aty.
Sa më herët të shkojë fëmija në çerdhe, aq më mirë është. Nëse ai dëgjon fëmijë të tjerë që qajnë apo gëzojnë, atëherë ai e kuptonb se nuk është vetëm ai që qan dhe gëzon.
Duke bashkëvepruar me njëri-tjetrin ata nxiten vetvetiu për të qenë më aktivë, dhe kur ka ndërveprim ka më tepër zhvillim të fëmijës”, u shpreh Ergers Eskiu, terapist logoped.