Asnjë ndihmë për tërmetin/ Klosi rrëzon propagandën. Familja Hoxha në Xibër: S’kemi marrë asnjë zgjidhje

Familja Hoxha në fshatin Xibër në Bashkinë Klos është e detyruar të jetojë në shtëpinë e amortizuar nga tërmeti i 15 janarit, pasi institucionet e pushtetit vendor ende nuk u kanë ardhur në ndihmë. Kryefamiljari Medi Hoxha shprehet se nëse ndodhin lëkundje të tjera, do të ishin fatale për familjen e tij.

Pasojat e tërmetit të datës 15 janar janë ende preznte në familjen Hoxha në fshatin Xibër të Bashkisë së Klosit.

Pas më shumë 1 muaji që nga lëkundjet e forta, kryefamiljari Medi Hoxha dhe 7 anëtarët e familjes së tij po kalojnë dimrin në një banesë të plasaritur nga të gjitha anët, ndërsa nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga pushteti vendor.

Ai gjithashtu shprehet se i druhet lëkundjeve të tjera të cilat do të ishin fatale për familjen e tij.

Lëkundjet e tërmetit të 15 Janarit të këtij viti ishin me epiqendër në Xibër, ku shkaktuan dëme në banesa.

termeti klos spartak doçi banoret shtepite

EMISIONET