Asnjë humbje jetë dhe 25 raste të reja pozitive me Covid, ja harta e shpërndarjes

Asnjë humbje jetë dhe 25 raste të reja pozitive me Covid, ja

25 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në 4 063 testime të kryera.

Të infektuarit janë konstatuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.

Fatmirësisht kjo javë po mbyllet pa humbje jete.

Gjatë orëve të fundit betejën me Covid në vendi tonë e kanë fituar 7 pacientë, ndrësa në spital po marrin ndihmë mjekësore 8 pacientë, duke e çuar në 272 numrin e pacientëve aktivë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 130 125 qytetarë.

Statistika (24 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      25
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      8
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4063

Testime totale             875,262
Raste pozitive             132,853
Raste të shëruara       130,125
Raste Aktive                       272
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              103
Vlorë                26
Elbasan            26
Kukës                25
Durrës              22
Lezhë               21
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               11
Korçë                6
Gjirokastër        1.

EMISIONET