Anita Jella u emërua në SPAK, KLP cakton për 3 muaj Suela Belulin në krye të Akuzës së Durrësit

Anita Jella u emërua në SPAK, KLP cakton për 3 muaj Suela Belulin

Pas emërimit si Prokurore në Prokurorinë e Posaçme të Anita Jellës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gjetur edhe zëvendësuesen e saj.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, dy prokurorë ishin në garë për drejtimin e Akuzës së Durrësit, Edmond Koloshi dhe znj. Suela Beluli, të cilët morën nga 4 vota secili.

Në kushtet kur vota e drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë prevalon, rezultoi që znj. Suela Beluli të caktohet përkohësisht në detyrën e drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për një periudhë 3 mujore.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e konfirmoi në detyrë   me 1 shkurt të viti 2023, ndërsa Beluli mori vlerësim pozitiv për aspektin profesional, ndërkohë që dha shpjegime për gjetjet e Komisionit për një pasuri të krijuar përpara fillimit të detyrës.

EMISIONET