Andoni: Protesta në udhëkryq mes organizimit dhe shndërrimit në lëvizje politike!

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për “Ora News”, ka komentuar ecurinë dhe të ardhmen e protestës së fundit në Shqipëri, duke theksuar se ajo po kalon nga faza e nisjes në një fazë më cilësore dhe vendimtare për organizimin e saj.
Sipas Andonit, protesta ka grumbulluar një ndjenjë të fortë padrejtësie dhe po shfaq tentativa për t’u shndërruar në një lëvizje më të strukturuar, që mund të ketë edhe përfaqësim politik. Ai theksoi se në rrjetet sociale po shfaqen forma të reja organizimi dhe se pjesëmarrësit po kërkojnë ndryshime institucionale.
Megjithatë, analisti vlerëson se sfida kryesore mbetet mungesa e strukturës dhe rreziku i rënies së intensitetit të protestës. Ai shtoi se një pjesë e protestuesve hezitojnë të kalojnë nga lëvizja qytetare në formacion politik, për shkak të përvojave historike me liderët në Shqipëri.
Andoni theksoi gjithashtu se çdo ndryshim duhet të kalojë përmes rrugëve institucionale dhe se pa organizim të qartë, është e vështirë të arrihet përfaqësim politik i qëndrueshëm.
Sipas tij, e ardhmja e protestës do të varet nga aftësia për t’u strukturuar dhe për të ndërtuar një ideologji të qartë, përndryshe ajo rrezikon të humbasë fuqinë e saj me kalimin e kohës.
Ben Andoni: Kemi kaluar në pjesën cilësore, e cila nisi me renditjen e pikave nga zoti Goxhaj. Sot shkoi dhe u paraqit me dosjen për librin dhe nga ana tjetër tash priten hapat e tjera të pjesës së protestuesve. Ndërkohë që ju e dini që në rrjetet sociale kanë filluar dhe organizime të tjera të njerëzve të ndryshëm, jo thjesht për t'i dhënë frymë kësaj proteste, por në një farë mënyre për të kërkuar ndryshimin.
Problemi shumë i madh është ai problemi institucional. Që dikush ose të paktën grupime duhet të arrijnë të kuptojnë shumë mirë që në stadin kur është Shqipëria, ndryshimet bëhen në forma institucionale. Dhe ka ardhur koha normalisht që ky organizim të kthehet në lëvizje dhe kjo lëvizje me njerëzit e vet ta përfaqësojë gjithmonë e më shumë tashmë politikisht dhe nga ana sociale këtë lëvizje.
Sepse është një protestë shumë e madhe, është një protestë e cila do jetë e vështirë t'i përsëritet Shqipërisë dhe ka akumuluar një sens padrejtësie shumë të madhe që është bërë nga qeverisja e zotit Rama në mandatin, në mandatin e katërt të tij. Por shikoj që vazhdohet që më shumë t'i besohet kësaj inercisë së protestës dhe jo ajo që ju e shtruat me të drejtë: çfarë do ndodhi në të ardhmen.
Personalisht mendoj që do ketë një bjerrje, por gjithsesi strukturat e kësaj proteste kanë për të mbetur dhe do fillojnë të kërkojnë nga ana cilësore gjithmonë e më shumë gjëra përballë institucioneve të shtetit shqiptar. Tashmë ata kanë filluar të kuptojnë që me shtetin duhet të negociohet, por nuk mund të negociosh dot në qoftë se nuk ke grupime mirëfilli për ta bërë këtë lloj negociate.
Është një fill që i bashkon. Dhe ky fill mund të kthehet në ideologji. Dhe filli që i bashkon është pjesa, të themi, e qeverisjes së keqe të Shqipërisë në këto 30 vjet, sipas tyre. Duke pasur këtë në mendje, ti menjëherë e përcakton një ideologji dhe ideologjia nuk është vetëm e majta ose e djathta. Ideologjia ka dhe ndarje të tjera. Dhe në kundrejt këtyre ndarjeve të tjera, ti mund të përfshihesh në segment, në pjesën qëndrore, duke përcaktuar vlerat më të mëdha, të cilat mund ta përfaqësojnë këtë lëvizje përballë këtij estabilishmenti politik në këtë moment. Unë mendoj që ideologjia është gjëja e cila përcaktohet në këtë.
Problemi i vetëm është që, në qoftë se do kalohet në lëvizje apo jo në parti, sepse me çfarë shikoj, një pjesë e njerëzve kanë shumë frikë tashmë nga trajtimi i figurës së liderit. Dhe ne me liderët gjithmonë kemi parë në historinë e vendit tonë, që nga figura e Ahmet Zogut, më përpara figura e Ismail Qemalit dhe figura e Esat Pashë Toptanit, duke ardhur në Luftën e Dytë Botërore pastaj dhe mbas saj, që është figura shumë e madhe e Enver Hoxhës, dhe shumë problematike në të njëjtën kohë. Pastaj vjen figura e Berishës, figura e Nanos, figura e Ramës.
Të gjitha të kritikuara nga publiku shqiptar. E prandaj po ta keni parë me kujdes, kjo protestë po e ka shumë të vështirë të kalojë në lëvizje dhe nga lëvizja të kalojë realisht në një formacion politik që t'i përfaqësojë. Nuk është e vështirë sesa njerëzit duhet të mendojnë që në organizime politike të gjithë duhet të lëshojnë nga njëri-tjetri. Jo gjithmonë lideri është më i miri nga të gjithë.
Lideri është, për momentin, është mundësia më e mirë e momentit. Dhe në qoftë se do të kemi parasysh dhe ato kanonet e çmuara të demokracisë që mandatet duhet të jenë gjithmonë në varësi të performancës por jo të performancës siç bën Partia Socialiste që zoti Rama justifikon gjithçka që duhet të jetë në krye të Partisë Socialiste sepse ka fituar zgjedhjet. Por normalisht me përballje reale demokratike. Dhe më vjen keq ta them dhe këtë dua ta ndaj me ju, që sado që po flitet për një lloj Shqipërie të re, po ta dini historinë e vendit tonë nuk ka qenë asnjëherë e tillë, e mirë, sa individi shqiptar

