Ambasadori i Ukrainës flet për anijen ruse në Durrës: Rast i veçantë, Shqipëria në mbështetjen tonë
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov në intervistë për Ora News me gazetarin Isa Myzyraj folur edhe për mbërritjen e anijes rus enë brigjet e Portit të Durrë3sit
Ai tha se anija ishte me mallra ruse pavarësisht se origjina ishte nga Azerbaxhani dhe se nafta dhe mallrat ishin nga Rusia, por shtoi se ky ishte një rast i veçantë ne raport me sanksionet,
Shukrov: Mediet shqiptare kanë publikuar një lajm që fliste për një anije ruse që kishte ardhur në Portin e Durrësit me mallra ruse pavarësisht se origjina ishte nga Azerbaxhani. Nafta dhe mallrat ishin nga Rusia. Por këto ishin raste të veçanta sepse sanksionet janë të fuqishme dhe funksionin, por sigurisht që raste të tilla kanë ndikim në situatën aktuale.
E kuptoj se Shqipëria është një vend i vogël dhe jo aq i pasur sa vendet e tjera perëndimore, por Shqipëria e kupton shumë mirë problemin që ka populli i Ukrainës sot. Shqipëria është duke ofruar një ndihmë politike maksimale. Edhe kur Shqipëria ka qenë në krye të OSBE-së ka dhënë mbështetje për Ukrainën. Prandaj nëse flasim për mbështetje edhe në marrëdhënie dypalësh, po ashtu është dhënë mbështetje.