Aksidentohet 65-vjeçari në aksin Lushnje-Berat, dyshohet se i doli para makinës me biçikletë

Aksidentohet 65-vjeçari në aksin Lushnje-Berat, dyshohet se i doli

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin nacional Lushnje- Berat në afërsi të Karbunares. Një 65-vjeçar që udhëtonte me biçikletë është goditur nga një mjet tip "Toyota".

Ilmi Murati, banor i fshatit Barbullinjë, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor dhe policia po dokumenton ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake, Murati me biçikletë i ka dalë para mjetit i cili nuk ka mundur ta shmangë pasi kishte mjet tjetër përballë dhe rruga nacionale është me dy kalime.

aksident rrugor aksi lushnje-berat

EMISIONET