Aksidenti tragjik në Fier - Vlorë/ Tulipanë në vendin ku jeta e familjes Gushi u pre në mes

E gjithë shoqëria është tronditur nga aksidenti i ndodhur dje në autostradën Fier – Vlorë ku humbi jetën Familja Gushi, prindërit dhe dy vajzat e vogla, Anastasia dhe Eva. Ata humbën jetën në aksident ndërsa shkonin me pushime

Gjurmët e aksidentit të rëndë janë ende aty, dhe kishte nga ata që ndaluan makinën për të vënë lule në vendin ku u shua familja.

Edhe një qytetar me mbesën e tij vendosën tulipanë në nderim të jetëve të prera në mes pasi përshkruan të njejtën rrugë Levan-Vlorë.

Një mesazh i fortë për ata që rendin pas shpejtësisë. Djali i ri ka dhe një apel për të gjithë: Bëni kujdes, shpejtësia vret!" 

Videoja e vogelushes eshte parë shumë në rrjetet sociale dhe ka passssssur r shumë reagime.

 

Gjurmët e tragjedisë së familjes Gushi, duket se do të mbeten gjatë në këtë pjesë të rrugës Fier-Vlorë.

E trishtë ishte kjo e shtunë (26 qershor) në Patos.

Katër anëtarët e familjes Gushi u përcollën për në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve.

EMISIONET