Aksidentet në vend, një viktimë e 4 të plagosur në rrugë

Një i vdekur e 4 të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë të dielën. Një 65-vjeçar humbi jetën në Shkodër pasi ra në një kanal në anë të rrugës në fshatin Vukatante ndërkohë në Pogradec dalja e një makine nga rruga shkaktoi 4 të lënduar, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

U nis për të shitur disa produkte bujqësore por humbi jetën pasi ra në kanal.

Ishte ky fati tragjik i një 65-vjeçari në Shkodër i identifikuar si Luigj Marku.

Ngjarja ndodhi të dielën në rrugën e fshatit Vukatane, ku 65-vjeçari nga Jubani i cili po udhëtonte me biçikletë ra në kanalin e ujit në anë të rrugës.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja të cilët nxorën trupin e pajetë.

Në Pogradec dalja e një automjeti nga rruga shkaktoi katër të plagosur. Mjeti përfundoi 5 metra poshtë rrugës në dalje të fshatit Vërdovë duke përfunduar në këtë gjendje.

Në automjetin që drejtohej nga një 42-vjeçar ndodheshin 6 persona, familjarë të tij. Së bashku kishin kaluar fundjavën në juglindje dhe po ktheheshin në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se të lënduarit janë në jashtë rrezikut por dy prej tyre janë dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

EMISIONET