Ngricë në rrugë, makina në Pogradec bie nga 5 metra, shpëton për mrekulli familja

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Një makinë tip Honda ka rënë nga rreth 5 metra lartësi anash rrugës.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë dëbora dhe ngrica në rrugë.

Drejtuesi i mjetit banor i Tiranës, me prejardhje nga fshati Plesisht i Mokrës, ka qenë për fundjavë në familjen e vet.

Familja po kthehej drejt banesës se tij ne Tirane së bashkë me familjarët e tij.

Fatmirësisht gjithë pasagjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET