Aksident tragjik në Kosovë, vdesin 4 persona dhe një tjetër në gjendje kritike

Aksident tragjik në Kosovë, vdesin 4 persona dhe një tjetër

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në rrugën Ferizaj-Shtime, ku për pasojë katër persona kanë gjetur vdekjen. 

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Ajo ka treguar se përveç katër viktimave, një grua është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për QKUK.

“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intubuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjencat kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri.

Ndërkaq, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:37, konkretisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku janë të përfshira dy automjete.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin.

EMISIONET