FOTO+EMRI/ Përplasi me furgon turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin, identifikohet autori 21-vjeçar

FOTO+EMRI/ Përplasi me furgon turmën në Paradën e

Policia e Berlinit ka identifikuar një person të dyshuar në lidhje me sulmin e ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë (Pride), ku një furgon u përplas me turmën duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 16 personave.

Bëhet fjalë për Abdul B., një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze. Sipas autoriteteve, ai ka qenë i njohur më herët nga forcat e rendit dhe dyshohet se ka pasur lidhje me rrethe islamiste.

I riu, i lindur në Berlin, ka precedentë penalë për agresion dhe shantazh. Policia e përshkruan si rreth 1.90 metra të gjatë, me trup të dobët dhe flokë të zinj. Në momentin e sulmit dyshohet se mbante një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.

Pas ngjarjes, policia kontrolloi një apartament në lagjen Schöneberg, ku 21-vjeçari jetonte me familjen e tij. Megjithatë, kur autoritetet mbërritën në banesë, ai nuk ndodhej aty.

Sipas mediave gjermane, një fqinj ka treguar se i riu kishte folur më herët për përgatitjen e një sulmi dhe kishte shprehur pakënaqësi për jetën në Gjermani. Këto deklarata po verifikohen nga hetuesit.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse Abdul B. ishte personi që drejtonte furgonin apo nëse në sulm kanë marrë pjesë persona të tjerë. Automjeti është sekuestruar dhe po analizohet nga hetuesit.

Policia e Berlinit u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për vendndodhjen e 21-vjeçarit të kontaktojnë autoritetet. Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që të ketë persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Hetimi vijon për të përcaktuar motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të përplasjes.

FOTO+EMRI/ Përplasi me furgon turmën në Paradën e

EMISIONET