(Video) Aksident i rëndë në fshatin Çiflig, plagoset 21-vjeçari, ndërron jetë në spital 15-vjeçari
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig në Korçë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një i mitur dhe është lënduar vëllai i tij. Mësohet se dy vëllezërit po udhëtonin udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt.
Një aksident i rëndë ndodhi të premten në aksin Dishnicë – Çiflig në Korçë. Një 15-vjeçar humbi jetën pasi mjeti që drejtohej nga vëllai i tij 21-vjeçar doli nga rruga.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës.
Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës dhe mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.
Nga shpejtësia e madhe mjeti tip BMË me targa AB 077 CF nga shpejtësia e madhe ka marrë përpara disa metra të barrierës mbrojtëse e cila ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta 15 vjeçari që ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Burime spitalore bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyre në reaminacion ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeri është ndarë në disa pjesë.
Ekspertët e qarkullimit rrugor mendojnë paraprakisht se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar dhe nga shpejtësia tej normave të lejuara e ka pasur të vështirë të mbajë mjetin nën kontroll dhe për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.
Sipas Institutit të Statistikave në muajin mars të këtij viti në vendin tonë u shënuan 91 aksidente, me 19 viktima dhe 99 të plagosur!