EMRI/ Kërkohej nga Italia për trafik dr*ge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Operacioni u finalizua nga specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.
Në pranga ka rënë shtetasi Spartak Berisha, 26 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Breshias në Itali i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, vepër për të cilën legjislacioni italian parashikon dënim deri në 24 vite burgim.
Nga hetimet e kryera në Itali dyshohet se 26-vjeçari ka qenë pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe italianë, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.
Pas arrestimit, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijuan procedurat ligjore për ekstradimin e Spartak Berishës drejt Italisë.
NJOFTIM I POLICISE
Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast".
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 26-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar "Fast".
Si rezultat i këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan në Kavajë dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin:
S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Për këtë vepër penale parashikohet dënim maksimal deri në 24 vjet burgim.
Nga hetimet rezulton se 26-vjeçari, si pjesëtar i një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, por edhe nga disa shtetas italianë, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të kësaj organizate, ka trafikuar lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në disa zona të Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 26-vjeçarit drejt Italisë.

