Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një grua, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit, ku viktima është një grua rreth 60-vjeçe.

Sakaq policia nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes. 3 të plagosurit po transportohen drejt spitalit. Ndërkohë nuk dihet shkaku i aksidentit.

POlicia Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET