Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas shpërndarësin e picave me motor dhe largohet nga vendngjarja, por kapet nga policia

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një automjet ka përplasur një shpërndarës picash me motor dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital, në gjendje të rëndë.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Rreth orës 22:30, në bulevardin "Qemal Stafa", automjeti tip "BMW", që drejtohej nga shtetasi J. R., 29 vjeç, ka aksidentuar motomjetin që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. Ç., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET