''21 janari'' në SPAK, Bala: Ekziston një audiopërgjim ku dëgjohet fare mirë që...

Gazetari, Anri Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një audiopërgjim për 21 janarin ku dëgjohet fare mirë që Prendi porosit gardistët të bëjnë gati armët për zjarr.

Bala: Rama nuk është hera e parë që flet për drejtësinë dhe për 21 janarin.

Ka një vendim të Gjykatës së Strasburgut që e cilëson krim shtetëror dhe në asnjë moment nuk e ka cilësuar grusht shteti.

Ka një audiopërgjim që ekziston që e ka edhe SPAK pavarësisht se thotë që nuk e ka regjistruar si hetim.

Në audiopërgjim dëgjohet fare mirë Ndrea Prendi, që porosit gardistët të bëjnë gati armët për zjarr.

Vetë Rama ka 11 vite që kërkon drejtësi për 21 janarin.

EMISIONET