“Vrasje”, “Shkaktim vetëvrasje”, apo “Vetëvrasje”?/ Eksperiment hetimor për hedhjen nga dritarja të kenianes, Ayoko

Prokuroria e Tiranës, është kthyer për të dytën herë rradhazi në apartamentin, ku jetonte vajza nga Kenia,Joy Ayoko, e cila është gjendur pa ndjenja në oborrin e pasëm të pallatit që ndodhet pranë ambasadës Turke në Tiranë.

Qëllimi i vizitës së prokurorit të çështjes dhe eskpertëve të policisë, është realizuar me qëllim kryerjen e një eksperimenti hetimor, duke u bazuar dhe në të dhëna të tjera të mbledhura gjatë kësaj kohe të hetimit.

“Ora News” ka mësuar se apartamenti është hapur sërisht nga grupi i hetimit, ku këtë herë policia dhe prokuroria, kanë fiksuar gjurmë gishti në dyer, enët dhe moblijet e brendshme të shtëpisë.

Ndërsa disa fije flokësh, janë administruar si prova, të cilat do analizohen biologjikisht në laboratorin e policisë shkencore.

Përmes këtyre provave dhe kryerjes së një eksperimenti, ekspertët kërojnë të ndërtojnë një version të mundshëm, mbi dinamikën e lëvizjeve, që besohet të ketë kryer mesnatën e 13 Gushtit 2022, shtetësja Keniane, Joy Ayoko. Kjo e fundit mësohet se është rrëzuar ose hedhur nga dritarja e katit të 3, duke rënë në pjesën e pasme të pallatit.

Mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qënë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf.

Veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës.

Por për shkak se shumë procedura hetimore nuk janë kryer nga policia në Muajin Gusht, tashmë i mbetet prokurorisë së Tiranës, që të lerë detyra shtesë për kryerjen e tyre, ku një ndër to është dhe eskperimenti hetimor.

Burimet thanë për “Ora News” se dy nga tre pistat kryesore, ku prokuroria e Tiranës, po zhvillon hetime për rastin e shtetases keniane, Joy Ayoko, është ajo e “Vetëvrasjes” dhe “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Prej gati 10 ditësh, shtetësja Keniane Joy Ayoko, edhe pse ndodhej në gjëndje kome, është larguar nga familjarët e saj prej ambjenteve të spitalit Ushtarak, duke e transportuar në një spital në vendlindje.

Keniania Joy Ayoko ndodhej në Shqipëri pasi ishte pjesë e stafit të “Arena Kazino”, që menaxhohet nga Bledar Sinanaj.

hetimet elton qyno ayoko keniania

EMISIONET