Për përfaqësuesit e LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë një produkt i PS-së me disa individë në Kuvend.

Ai tha se thirrja e opozitës është vetëm një: lista të hapura 100%, jo 2/3.

Vasili: Në 6 muaj këshill as nga PS dhe as përfaqësues të kuvendit, nuk është folur ndonjëherë për koalicione parazgjedhore. E vetmja gjë që është thënë ka qenë çështja e listave të hapura. Ky sensibilitet adresohet në kompromisin e opozitës, e cila thotë që të hapim listat 100% jo me 1/3 që do të thotë sërish lista të mbyllura. Por të shprehim për këtë pikë në kushtetutë.

Edhe sot, këto ndryshime të njëanshme janë produkt i vetëm PS dhe disa individëve në Kuvend. Këtë e konfirmoi edhe Hajdari që kishte firmosur vetëm për listat ë hapura. I gjithë ky puç bëhet vetëm nga PS-ja me disa individë në Kuvend. Kjo do të thotë baraz humbje për Ramën.

Gjiknuri tha para pak minutash se fleta e votimit është problem teknik, por shqiptarët nuk harrojmë kur Rama çirrej se fletët e votimit janë çarçaf, ndërsa tani bëjnë sikur është probleme teknik. Thirrja e opozitës është vetëm një: lista të hapura 100%, jo 2/3. Koalicionet nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje, sikurse e keni parë në atë fletë votimi. Koalicionet nuk janë kritikuar kurrë nga qytetarët.

Këtu nuk ka asnjë shqetësim përveç frikës së PS-së nga humbja. Çdo përdredhje nuk e shpëton e humbja.