U përlesh me shqiptarët pasi i ngacmuan motrën, lirohet kapiteni i Manchester United

Në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, policia e Mykonos në Greqi ka prangosur  kapitenin e Manchester United, Harry Maguire.

Maguire ishte parë nga policia jashtë një bari, duke u përleshur me një grup shqiptarësh pasi ata thuhet se ngacmuan motrën e futbollistit.

Policia ndërhyri për të shuar sherrin, duke prangosur edhe portagonistët e këtij incidenti. Mësohet se gjatë arrestimi, Meguire ka bërë rezistencë, duke u përleshur fizikisht me policët.

Ai u prangos nga policia greke dhe u lirua mbas dy ditësh.

Sipas informacioneve të fundit thuhet se motra e tij, Daisy ishte duke festuar ditëlindjen e saj me miqtë  në momentin kur një shqiptar me disa persona të tjerë e ngacmuan. Daisy mbeti e plagosur dhe humbi shumë gjak.  20-vjeçarja tani është në Angli, në shtëpinë e saj familjare në fshatin Mosborough pranë Sheffield.

Sport Lajme arrestim policia Futboll perleshje manchester united kapiteni Harry Maguire Mykonos

EMISIONET