Tushemisht, 100 plumba drejt makinave të parkuara dhe dritareve të hotelit

Mbi 100 plumba janë qëlluar në drejtim të hotelit Volarek në Tushemisht të Pogradecit.
Dy persona të armatosur me kallashnikov dhe me maska kanë qëlluar drejt parkimit të makinave dhe hotelit.

Plumbat kanë përshkruan 6 makina të parkuara para hotelit, si dhe 3 kate të hotelit, duke sjellë panik te pushuesit brenda.

“Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e një hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.” – njoftoi sot policia.  
Pronari i Hotelit Jetmir Muçllari është shprehur se policia erdhi 20 minuta me vonesë dhe se ky sulm ishte vazhdë e atij që ka ndodhur më 1 gusht por që policia i kishte kërkuar të mos e bënte publike.

"Ngjarja nisi një javë. Në orën 2 të mëngjesit erdhën dy persona me motor. Kanë tentuar të shkrehin por nuk janë shkrepur, ndërsa kanë lënë 3 plumba si provë" thote Jetmiri

Sulmi mëngjesin e sotëm ka ndodhur rreth orës 04:00

Mbi 50- 60 fishekë ka qëlluar njëri, ndërsa tjetri qëllonte drejt dhomës së djalit " thote Jetmiri

Ai dyshon se objektivi i atentatit ka qenë djali i tij, i cili ka pasur par anjë viti një konflikt.

 

Ne foto: Shenjat e plumbave

 

Pasi kanë shtënë edhe lart, në dhomën e djalit të pronarit, autorët janë larguar në këmbë.

 

Kjo është ngjarja e dytë brenda 1 javë pasi të njëjtit njerëz kanë qenë në datë 1 gusht ora 02.00 për të shtënë, ku kamerat e sigurise i kane filmuar teksa largoheshin me motor.

 

Ne foto: Shenjat e plumbave

 

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nderkohe pronari i hotelit kerkon azil.

 

Hoteli ka 55 dhoma, ndersa plumbat kanë dëmtuar 3 kate. Edhe turistët janë tmerruar nga të shtënat.

 

Flet pronari i hoteli të sulmuar me kallashnikov: Dyshoj se objektiv ka qenë djali im

 

EKSKLUZIVE në Ora News: Momenti i sulmit para hotelit në Tushemisht, 2 autorë me maska e kallashnikov

 



 

EMISIONET