E rëndë në Tiranë: I riu vret kunatën ndërsa vëllanë e kishte në emigrim, arratiset
Një krim në familje tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme (15 shtator), ku viktimë sërish është një grua.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, shtetasi Agron Tanushi, gjatë një konflikti të çastit në banesë, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Konflikti për pronën mësohet se është pista kryesore që po hetohet nga ana e policisë.
Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i viktimës prej vitesh ndodhet në emigracion në shtetin grek.
Policia ka ngritur pika kontrolli në zonën e Bathores dhe Kamzës, nga ky dyshohet se autori mund të jetë larguar pas krimit të rëndë.
Njoftimi paraprak i Policisë:
Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

