"Çfarë bleu, bukë të bardhë apo të zezë?" Ja si është një ditë pune e Patronazhistit

"Çfarë bleu, bukë të bardhë apo të

Që prej 10 prillit, kur portali Lapsi.al zbuloi skandalin me përdorimin e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga PS, patronazhisti është kthyer në një emër "familjar" për të gjithë ne.

Të gjithë e gjetëm veten tek ajo databazë, por disa prej nesh e njihnim me emër dhe fytyrë, ndërsa të tjerë as kishin dëgjuar ndonjëherë për të. Kryeministri Rama fitoren e 25 prillit ua dedikoi kryesisht atyre.

Por ajo që të gjithë nuk dimë është sesi është një ditë pune për patronazhistin.

Faqja e facebook "Ngop" sjell përmes sarkazmës një video që është bërë hit në rrjet sesi patronazhisti mbledh të dhënat mbi personat që ka në patronazhim.

Në databazën me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur të gazetarëve si Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Mero Baze, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Arjan Cani e Eni Vasili, ishin skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill.

Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-Albania.

Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë databazë, ndërsa Taulant Balla tha se PS ka regjistra prej vitesh.

 

EMISIONET