Vëzhgim i BOOM në rrugët e Tiranës, qytetarët: Veliaj luan me fasadë dhe propagandë

Pavarësisht se është një problematikë e denoncuar shpesh nga qytetarët dhe mediat, rrugët e Tiranës vazhdojnë që të mbetet të prishura

Mjafton vetëm pa reshje shiu që rruga “Njazi Meka” të kthehet në një pellg.

Ndërkohë banorët që në këtë pjesë të Tiranës nuk është bërë asnjë investim dhe e kanë të vështirë që të kalojnë.

Banorët: Prishem makinat këtu. S’ka as trotuare, ke frikë se të përplasin makinat dhe ngjishemi nëpër mur. Është shumë problem. Kështu ka nja 2-3 vite. Nuk ka parë investim. Vetëm ndonjë riparim. Problem është edhe për fëmijët.

E njëjta situatë shfaqet edhe në rrugën “Sinan Tafaj” ku shiu nxjerr në pah të njëjtën situatë, panoramë kjo me të cilën qytetarët duhet të përballet përditë.

Banorët: Asnjë ndërhyrje deri me tani. Dalim me çizme. Vijnë  për vota, fushatë, premtojnë , por nuk bëjnë gjë. Këto rrugica duhen rregulluar, se nuk po i kërkojmë gjë tjetër. Kam 40 vite që jetoj këtu dhe nuk ka vënë njeri dorë.

Për të mos prishur "traditën" edhe rruga “Pjeter Budi” është në gjendje të mjeruar plot me gropa dhe ujë.

Banorët: Shume vite pa investime. Ka rene dheu dhe është ngritur asfalti. Rrugët me gropa. Kryetari te mos bej propagande, por te na shtroje rrugët.

Nga ana tjetër edhe banorët e rrugët Rruga “Preng Doci” ankohen për rrugën dhe shprehen se nuk ka as trotuare.

Banorët: Këtu rrezikojmë jetën, se mirë qe është e prishur, por nuk ka as trotuare dhe rruga është 2 kalimshe. Ka shumë vite që nuk investohet këtu. Ne nuk njohim as deputetin e zonës, se nuk vjen ndonjëherë këtu.

Por pavarësisht ankesave të banorëve, duket se bashkia Tiranë nuk i vë re problematike të tilla në rrugët e kryeqytetit.

EMISIONET