Vuçiç pas futjes së Kosovës në Netflix: Ç'ju duhet OKB, Interpol, shikoni filma, gjithçka në rregull

Vuçiç pas futjes së Kosovës në Netflix:

Pas pranimit të Kosovës në platformën e filmave e serialeve Netflix, ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç është shprehur me ironi se Netflixi e futi Kosovën në listë, për çfarë duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli, shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull.

“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, për çfarë ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull.”

Presidenti serb i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim burimin e ka në Beograd.

Vuçiç deklaron se askush në Kosovë nuk duhet të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kjo paraqitje e ‘non-paperit’ tregon se presioni mbi Serbinë do të jetë gjithnjë e më i madh kur po i afrohemi presioneve finale për arritjen e një marrëveshjeje ose shpalljen e një fajtori."

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383.

Lajmin e ka bërë me dije Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, që para dy muajsh nisi një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.

 

EMISIONET