Tiranë, sherr me rojet e kazinosë, plagosen me armë 2 vëllezër

Tiranë, sherr me rojet e kazinosë, plagosen me armë 2

Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së dielës pas një sherri në një kazino në rrugën “Dervish Hima”. Mësohet se të plagosurit me armë zjarri janë Arben dhe Erand Dogjani.

I gjithë sherri ka nisur në brendësi të kazinos ku dy vëllezirit kanë humbur sasi të mëdha parash. Pas kësaj ata kanë kërkuar ti rifitojnë përsëri paratë duke u konfliktuar me rojet e sigurisë duke i goditur ata me sende të forta dhe plagosur njërin prej tyre.

Ndërsa dy të tjerët kanë nxjerrë armët duke qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Dogjani duke i lënë të plagosur.

Ndërkohë që vetëm pak minuta pas ngjarjes forcat e policisë kanë mundur të ndalojnë edhe dy autorët e plagosjes në afërsi të zonës së Freskut. Të plagosurit janë dërguar për në spitain Ushtarak ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

EMISIONET