Tërmeti i fortë 'zgjon' Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Ja magnituda dhe epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2020, 07:17
Një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut në orën 04:54.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.
Mësohet se tërmeti kishte si epiqendër fshatin Leunovë, 15 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.

