Kosova tërheq masat e marra ndaj shqiptarëve. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka sqaruar se qytetarët e Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.

Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve” shkruan ai në facebook.

Lexo edhe: Asnjë s’kalon kufirin e Kosovës pa testin e COVID-19

Igumenica kërkon hapjen e pikës kufitare të Qafë Botës