Bllokimi i “Tik Tokut”, politik! Ekspertët: Është platformë e sigurt, nuk ka asnjë rrezik

Mbylljen e aplikacionit Tik Tok për punonjësit e administratës në SHBA dhe në disa vende të tjera, ekspertët e konsiderojnë si lëvizje politike kundër Kinës. Specialistët e teknologjisë thonë se kjo platformë është e sigurt dhe për qyetarët e thjeshtë nuk ka asnjë rrezik.

Bllokimi i “Tik Tokut”, politik! Ekspertët: Është

Ndalimi i përdorimit të aplikacionit Tik Tok për punonjësit e administratës në disa shtete të BE, por edhe në SHBA nga ekspertët shihet si një lëvizje politike.

Said Duleviç thotë se të dhënat që regjistrohen në këtë aplikacion nuk kontrollohen nga SHBA, ndaj kjo mund të jetë arsyeja e sanksioneve.

"Tik Toku është krijuar, mirëmbahet dhe zhvillohet në Kinë dhe duke qenë se as BE, as SHBA nuk kanë akses se ku shkojnë këto të dhëna, ku ruhen, magazinohen apo si shpërndahen, mendoj se kjo është lëvizja që ata duan ta bllokojnë në mënyrë që të ruhen nga ndonjë sulm që mund tu vijë nga Azia."

Për ekspertët ky sulm mund të vijë edhe për shkak të konkurrencës ndaj aplikacioneve të tjera.

"Shikohet si një konkurent shumë i fuqishëm edhe i platformave të Metës, Instagramit, Facebook dhe platformave të tjera."

Për qytetarët rrjeti social Tik Tok nuk përben asnjë rrezik.

"Te qytetarët është i padëmshëm. Janë të dhëna personale që qytetarët i kanë dhënë me dëshirën e tyre."

Megjithatë Said Duleviç, e konsideron Tik Tokun të sigurt.

"Tik Toku deri diku është i sigurt. Nuk është aq e lehtë ti marrë akauntin dikujt. Edhe kur i hakerohet dikujt një akaunt është shumë e vështirë ta gjesh se kush fshihet pas atij akaunti."

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që ky aplikacion të fshihet nga të gjitha pajisjet elektronike të administratës si një masë kundër sulmeve kibernetike.

Ndërkohë në Indi askush nuk mund të hyjë në këtë platformë ndërsa kufizime në përdorimin e tij ka vendosur edhe Kanadaja.

ekspertët tik tok

EMISIONET