John Cusack largohet nga Hollywoodi: Doja të krijoja histori pa ndërhyrjen e studiove

Aktori John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film.
I njohur për filmat si "Grosse Pointe Blank", dhe "Con Air" ai tregoi se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike. Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin grafik “Momo”.
Ai theksoi se në industrinë e filmit, kur studiot investojnë miliona dollarë, zakonisht kërkojnë të kenë ndikim në historinë dhe vendimet krijuese.
Sipas tij, “Momo” është një vepër e krijuar vetëm nga ai dhe libri pritet të publikohet më 29 shtator.
John Cusack ka qenë një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it ndërsa tashmë është shprehur kritik ndaj mënyrës se si funksionon industria e sotme e filmit.

