“Miqtë u zhdukën, familja mbeti,” Pogba zbulon çmimin e vërtetë të famës

“Miqtë u zhdukën, familja mbeti,” Pogba zbulon

Mesfushori francez Paul Pogba, aktualisht në radhët e Monacos, ka rrëfyer një moment personal dhe prekës nga fillimet e karrierës së tij te Manchester United, duke treguar këshillën që i dha babai i tij kur mori pagën e parë të madhe.

“Kur mora pagën time të parë të madhe te Manchester United, isha aq i lumtur sa shkova te babai im, dhe ai më tha: ‘Bir, mos i shpërdoro paratë. Kur festa mbaron, të ftuarit largohen, dhe gjithçka mbetet pas'”, ka rrëfyer Pogba.

Futbollisti pranon se në atë kohë nuk e kuptoi thellësinë e këtyre fjalëve. “Nuk i kuptova këto fjalë derisa u ndodha në telashe dhe kuptova se shumë miq që dikur vinin vazhdimisht tek unë, tani nuk merakosen më as të më kontrollojnë,” ka shtuar ai. “Të vetmit njerëz që kam tani janë familja ime e ngushtë.”

Kjo rrëfenjë vjen pas periudhës së vështirë që Pogba kaloi për shkak të ndalimit nga futbolli për doping, si dhe çështjes gjyqësore ku vëllai i tij dhe disa miq fëmijërie u akuzuan për shantazh dhe përpjekje për t’i zhvatur para me forcë.

“Miqtë u zhdukën, familja mbeti,” Pogba zbulon

EMISIONET