Vogli: Botërori ka bukurinë dhe polemikat e veta...
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, gazetari Gazmend Vogli komentoi risitë e këtij Botërori, i cili për herë të parë zhvillohet me një numër më të madh skuadrash.
Sipas Voglit, formati i ri me 48 ekipe ka sjellë më shumë emocione, spektakël dhe diskutime, duke i dhënë turneut një tjetër dimension.
“Është një Botëror që për herë të parë me ato 48 ekipe, jo vetëm që ka atë bukurinë, polemikat e të gjitha me radhë”, u shpreh gazetari.
Duke analizuar ndeshjet e fundit, Vogli u ndal edhe te paraqitjet e disa futbollistëve, duke përmendur rastin e Charles De Ketelaere. Ai theksoi ndryshimin e madh të belgut pas kalimit nga Milani te Atalanta, ku arriti të rikthejë formën e tij më të mirë.
“De Ketelaere te Milani po e zinte gjumi, kaloi te Atalanta dhe u rizgjua”, tha Gazmend Vogli.
Gazmend Vogli: Një botërori, është një botëror që për herë të parë me ato 46 ekipe, jo vetëm që ka atë bukurinë, polemikat e të gjitha me radhë, po edhe sot shohim në këtë ndeshje të radhës ku bashkarisht me Klodin po ndiqnim Spanjën me atë, shohim Belgjikën. Deketelaere i cili tek Milani po e zinte gjumi, kaloi te Atalanta u rizgjua.

