Shtrepi: Ronaldo nuk mund të udhëhiqte i vetëm një ekip që nuk kontribuonte...
I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, trajneri i futbollit Josel Shtrepi komentoi eliminimin e Cristiano Ronaldos nga Kupa e Botës pa arritur të fitojë trofeun më të rëndësishëm në futboll.
Sipas Shtrepit, mungesa e një titulli botëror do të mbetet një temë që do të diskutohet gjatë, por përgjegjësia nuk mund t’i faturohet vetëm yllit portugez. Ai theksoi se Ronaldo nuk mund të udhëhiqte i vetëm një skuadër, nëse pjesa tjetër e ekipit nuk jepte kontributin e nevojshëm.
“Është një temë që do të vazhdojë për një kohë më gjatë, largimi i Ronaldos pa një trofe nga Botërori. Rrethanat e tij ishin të tilla që ai i vetëm nuk mund të udhëhiqte një ekip i cili nuk kontribuonte në detyrat e veta”, u shpreh Josel Shtrepi.
Trajneri nënvizoi se në futboll sukseset ndërtohen nga një grup i tërë dhe se edhe lojtarët më të mëdhenj në histori kanë nevojë për mbështetjen e skuadrës për të arritur objektivat madhorë.
Josel Shtrepi: Një temë që do të vazhdojë për, për kohë më gjatë, largimi i Ronaldos pa një trofe nga botërori.
Po mendoj se rrethanat e Ronaldos ishin të tilla, të cilat ai i vetëm nuk mund të, nuk mund të udhëhiqte një, një makinacion apo një ekip i cili nuk kontribuonte në detyrat e veta.

