Avdo: Ronaldo mund të rikthehet në Botëror si trajner i Portugalisë dhe të ngrejë trofeun

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, Linda Avdo, Miss, komentoi të ardhmen e Cristiano Ronaldos pas largimit nga Kupa e Botës pa arritur të fitojë trofeun e madh.

Avdo u shpreh se historia e Ronaldos me Botërorin mund të mos ketë përfunduar dhe se ylli portugez mund të rikthehet një ditë në kompeticion, por këtë herë në një tjetër rol.

Sipas saj, Ronaldo mund të drejtojë Portugalinë si trajner dhe madje të jetë ai që e udhëheq skuadrën drejt ngritjes së trofeut të Botërorit.

“Unë e mendoj që Cristiano Ronaldo mund edhe të rikthehet në Botëror si trajner i Portugalisë. Ndoshta mund ta shikojmë duke ngritur trofeun bashkë me skuadrën”, u shpreh Linda Avdo.

Linda Avdo: Më fal. Jo nuk doja të të ndërprisja sepse unë në fakt e mendoj që Cristiano Ronaldo mund edhe të rikthehet në Botëror si trajneri i Portugalisë. Edhe ndoshta mund ta shikojmë duke ngritur trofeun bashkë me skuadrën.

EMISIONET