VIDEO/ Zyrtarisht në Champions League, Manchester United finalizon objektivin minimal, Chelsea K.O
Manchester United gjen suksesin në ndeshjen e parafundit të sezonit teksa kaloi në “Old Trafford” skuadrën e Chelseat 4-1.
Blutë u dorëzuan edhe përballë skuadrës tjetër të Manchesterit vetëm një javë pas disfatës kundër kampionëve të Man. City.
Casemiro dhe Martial shënuan dy golat e parë të sfidës dhe më pas Fernandes e Martial shtuan dy të jerë në ndeshjen ku skuadra e Ten Hag dominoi dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren e sot një ndeshje nga fundi, Manchester United renditet në vendin e tretë me 72 pikë, 6 më shumë se Liverpool zyrtarisht në Europa League.
Biletën për në Champions e ka prerë edhe Newcastle, ndërsa Brighton do të luajë në Conference League.