VIDEO/ Valon Et’hemi bëhet protagonist, tre pikë të arta për skuadrën e Cikalleshit në Turqi

VIDEO/ Valon Et’hemi bëhet protagonist, tre pikë të arta

Valon Et’hemit nuk i është dashur shumë kohë që të kthehet në protagonist edhe në skuadrën e Koniaspor në elitën e futbollit turk, ku ai u transferua gjatë merkatos së janarit.

Mesfushori i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kukësit në Superiore, ka arritur sot të bëhet një nga iniciatorët e fitores 2-0 të ekipit të tij përballë Hatajspor.

Koniaspor, në radhët e të cilës është titullar i padiskutueshëm Sokol Cikalleshi, sot në ndeshjen e 100-të me klubin, po lufton për mbijetesë në këtë edicion pas një starti të kampionatit me shumë luhatje.

Fitorja e sotme ndaj Hatajspor i ka dhënë më shumë shpresa dhe Valon Et’hemi u bë protagonist sapo hyri në fushën e lojës në fillimin e pjesës së dytë.

Nga këmbët e tij erdhi edhe goli i rezultatit 2-0, kur një shpërthim në të majtën më pas solli një devijim në rrjetë nga Ulgun.

Kështu, Koniaspor mori tre pikë që e afrojnë më shumë me zonën e mbijetesës në kampionat, në një moment të komplikuar për këtë skuadër.

Video:

https://streamin.one/v/8e3ae6fd

EMISIONET