VIDEO/ “Ringjallet” Italia, skuadra e Spalletti mposht Francën me përmbysje
U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kombeve, ku u shënuan në total plot 15 gola.
Padyshim që vëmendja ishte te supersfida mes Francës dhe Italisë. Pas paraqitjeve zhgënjyese në Kampionatin Europian, Italia rikthehet të bindë dhe këtë e ka bërë me një fitore 1-3 në Paris kundër “Gjelave”
“Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13-të, ndërkohë që kombëtarja e Spaletit përmbysi mes spektaklit, duke triumfuar në fund me rezultatin 1-3, falë golave të Dimarkos, Fratezit dhe Raspadorit.
Në duelet e tjera, spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim.