Video/ Gjimshiti shkëlqen, Atalanta “shtyp” Venezian. Fiton edhe Fiorentina

Video/ Gjimshiti shkëlqen, Atalanta “shtyp” Venezian. Fiton

Që pas rikthimit nga dëmtimi, Berat Gjimshiti ka rifituar formën më të mirë duke marrë vendin që i takon te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar ishte në fushe sot për zikaltërit të cilët shkëlqyen me fitoren 4-0 ndaj Venezias në Bergamo.

Ishte një mbrëmje shumë pozitive për të gjithë duke nisur nga Gjimshiti teksa heroi i ndeshjes ishte padyshim Mario Pasaliç i cili bëri edhe bomberin me tri gola të shënuar ndërsa tjetrin e realizoi Kopmneiers.

Me një sukses të tillë, Atalanta jo vetëm që kandidohet për një vend në Champions por tashmë ka arritur Interin dhe është 4 pikë larg Napolit në krye.

Në sfidën tjetër, Fiorentina rigjeti suksesin në “Artemio Franchi” teksa përmbysi në 45 minuta Sampdorian. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Gabbiadinin në 15’ por ekipi i Italianos për 30 minutat e tjera të fraksionit të parë të lojës shënoi 3 herë me Callejon, Vlahoviç dhe Sottil duke mbyllur edhe suksesin 3-1 përballë tifozëve të tyre./Ora News/.

 

EMISIONET