Video/ Copa America nis me spektaklin e Brazilit. Fiton edhe Kolumbia

Video/ Copa America nis me spektaklin e Brazilit. Fiton edhe Kolumbia

Ashtu siç pritej, Brazili nuk e diskutoi aspak fitoren në ndeshjen e parë të Copa America ndaj Venezuelës, të cilet duhet pranuar që ishin edhe të goditur nga covidi.

Me formacionin më të mirë të mundshëm, Seleçao gjeti golin e parë në 23' me Marquinhos teksa në të dytën shënoi edhe 2 herë me Neymar dhe Gabriel Barbosa.

Për t'u theksuar që Neymar arrin kuotën e 67 golave me Brazilin duke qenë vetem 10 gola larg Legjendes Pele i cilo mban rekordin me 77 gola me kombëtaren.

Ndeshja tjetër ishte ajo mes Kolumbisë dhe Ekuadorit e cila përfundoi me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Reinaldo me rezultatin 1-0. Edhe Kolumbia ishte prekur nga covid dhe fitorja ishte e vështirë ndërsa goli u shenua nga Cardona në 42'.

 

EMISIONET