Video/ Aksident i frikshëm në Moto 3, piloti i nënshtrohet një operacioni neurokirurgjik

Në garat kualifikuese për çmimin e madh të Italisë në Moto 3 ndodhi një aksident i frikshëm me pasoja për Jason Dupasquier. Piloti zviceran i skuadrës, PruesteIGP u rrëzua në xhiron e fundit të provave kualifikuese dhe fatkeqësisht motori i tij e goditi por më shqetësuese ishte goditja që mori në pistë nga dy motored e tjerë të Alcobas dhe Sasakit.
Menjëherë provat u ndërprenë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë pilotit i cili mbeti në pistë pa ndjenja për disa minuta ndërsa mbërriti edhe helikopteti për ta transportuar në spital.
Siç bëhet e ditur, Dupasquier iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje neurokirurgjikale në spitalin e Firenzes dhe po pritet me ankth përgjigja e mjekëve për gjendjen e tij.
Flamuri i kuq i ngritur mbylli aty menjëherë provat ku koha e regjistruar nga Tatsuki Suzuki u konsiderua si koha më e shpejtë e provave.

