UEFA nuk pret drejtësinë italiane, përgatit përjashtimin e Juventusit

Koha po shtrëngon, UEFA nuk ka ndërmend të persë Italinë për të konsumuar të gjitha shkallët e gjykimit në lidhje me çështjen e plusvalencave te Juventusi.
Nga Nyon-i bëjnë me dije se koha e plotë e gjykiit në lidhje me bardhezinjtë mund të zgjatet dhe ky nuk është aspak një sinjal i mirë për UEFA-n që kërkon të bëjë një planifikim menjëherë pas mbyljes së sezonit.
Dënimi i drejtuesve dhe sjellja “antisportive” e klubit sigurisht që nuk e ndihmojnë klubin torinez në këtë drejtim dhe rreziku për t’u përjashtuar minimalisht 1 vit është i madh.
Edhe në rast se Juve fiton Europa League kjo nuk ndryshon asgjë, ndërsa situatën mund ta rëndojë çështja e pagave për të cilën nuk ka nisur ende gjykimi.

