Tifozët e Skocisë pushtojnë Bostonin, baret e qytetit…mbeten pa birrë

Tifozët e Skocisë pushtuan rrugët e Bostonit për kampionatin botëror të futbollit dhe u konsumua kaq shumë birrë sa baret mbetën ‘thatë’.
Sipas asaj që publikohet në mediat amerikane, mbi 20 mijë tifozë skocezë mbërritën në Massachusetts për ndeshjen e parë të skuadrës së tyre me Haitin që u fitua 1-0 dhe entuziazmi i tyre shkoi përtej stadiumit.
Ata vërshyen në lokalet më të famshme të qytetit dhe kanë pirë birrë deri deri në pikën e fundit. Mësohet se shitjet e Henessy’s Bar ishin 3 herë më të larta se në ditën e Shën Patrikut
‘Jemi këtu prej 30 vitesh dhe nuk kemi parë kurrë një gjë të tillë-thanë punonjësit e këtij bari për Boston Globe’.
Po kështu edhe kompania e prodhimit të birrës Sam Adams konfirmoi se kërkesat për ‘Boston Lager’ ishin 4 herë më të larta se ajo gjatë periudhës festive. ‘The Haven’, i vetmi pub skocez në qytet dhe njëkohësisht importuesi dhe shitësi më i madh i birrës Tennent në SHBA kërkoi 150 fuçi, rreth 16 mijë pinta të birrës së famshme të Glasgoë për të përmbushur kërkesat e Tartan Army. Ndërkaq në 20 qershor skuadra e Skocisë do të zbresë sërish në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen kundër Marokut.
