Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Aktori ndërroi jetë në një spital në Itali, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej kohësh.

Publiku e kujton Gjergji Lalën veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos, në krah të Timo Fllokos, te filmi “Liri a Vdekje” i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj.

Ndër filmat e tjerë ku ka interpretuar me rolet e tij, veçohen: Tokë e përgjakur (1976), Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Liri a Vdekje (1979), Gjurmë në kaltërsi (1981), Në prag të lirisë (1981), Shtëpia jonë e përbashkët (1982), Një emër midis njerëzve (1983), Lumi që nuk shteron.

Gjergji Lala lindi në Lushnjë në vitin 1947. Luajti shumë role në teatër dhe kinematografi. Prej vitesh jetonte në Itali, ku edhe u aktivizua vazhdimisht në filma dhe telefilma.

Vlen të përmendet edhe pjesëmarrja e tij në filmin e regjisorit Ridley Scott, House of Gucci, krahas emrave si Al Pacino e Adam Driver. Filmi i fundit ku dha kontributin e tij ishte “Palazzina Laf”, i vitit 2023.

Me kontributin e tij të çmuar në skenën dhe ekranin shqiptar, Gjergji Lala do të kujtohet si një prej figurave të vlerësuara të artit të interpretimit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme artistike.

EMISIONET