Të gjitha bonuset e operacionit ‘Reijnders’, nga kualifikimi në Champions me City-n, deri te... Topi i Artë

Të gjitha bonuset e operacionit ‘Reijnders’, nga kualifikimi

Transferimi i Tijjani Reijnders nga Milani te Manchester City është një nga shitjet më fitimprurëse në historinë e klubit kuqezi.

Mesfushori holandez u largua nga “San Siro” për një shumë bazë prej 57.7 milionë eurosh, por operacioni mund të arrijë në totalin 71.7 milionë euro, falë 14 milionë eurove bonuse, të lidhura me objektiva të ndryshëm sportivë.

Sipas gazetarit Daniele Longo, këto bonuse përfshijnë si objektiva relativisht të pritshëm, ashtu edhe të tjerë më ambiciozë.

Ja si ndahen ato:

5 milionë euro nëse Manchester City kualifikohet për Ligën e Kampionëve 2026/27;
1 milion euro për fitimin e Premier League;
1 milion euro nëse Reijnders shpallet lojtari i vitit në Premier League;
2 milionë euro nëse fiton Topin e Artë;
2 milionë euro nëse City fiton Champions League 2025/26;
3 milionë euro të lidhura me qëndrimin e Reijnders përtej kontratës aktuale që skadon në vitin 2030, për çdo sezon shtesë pas këtij viti, Milani do të përfitojë nga 1 milion euro, deri në maksimumin prej 3 milionësh.

Një detaj interesant është se nëse Reijnders largohet nga City përpara vitit 2030, atëherë Milani do të përfitojë automatikisht të gjithë shumën prej 14 milionë eurosh, pavarësisht nëse objektivat janë arritur apo jo.

Ky transferim përfaqëson një sukses të madh financiar për Milanin, duke e shndërruar Reijnders në një nga shitjet më të rëndësishme në historinë e klubit.

EMISIONET