Sorra kritikon arbitrimin në Botëror: Kampionati është dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve

Mjeshtri i madh Arben Sorra ka komentuar zhvillimet e fundit në Kupën e Botës, duke shprehur rezerva për mënyrën e arbitrimit dhe vendimet e marra gjatë ndeshjeve.

I ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora News”, Sorra u shpreh se mënyra se si janë trajtuar disa episode nga gjyqtarët ka ndikuar në perceptimin e garës. Sipas tij, polemikat për arbitrimin kanë lënë gjurmë në këtë edicion të kampionatit.

“E kanë bërë pak pis këtë kampionat botëror”, deklaroi Sorra, duke iu referuar diskutimeve të shumta mbi vendimet e arbitrave dhe ndikimin e tyre në rrjedhën e ndeshjeve.

Ai u ndal gjithashtu te eliminimi i Brazilit, duke shprehur keqardhje për largimin e skuadrës që, sipas tij, shumë tifozë do të donin ta shihnin në një përballje me Anglinë.

Sorra theksoi se një duel Brazil-Angli do të kishte qenë një nga përballjet më të dëshiruara të këtij Botërori, për shkak të historisë dhe rivalitetit mes dy skuadrave

Arben Sorra: Për pjesën e arbitrimit, për mënyrën se si po e trajtojnë, jo, mbi mënyrën se si po e trajtojnë, po e mbajnë.njërin, njërin krah ose tjetrit, domethënë e kanë, e kanë bërë çik pis këtë kampionat botëror.

E kanë bërë pis sado. Por do t'i thoja Xhelmetës, do ta ngushëlloja për humbjen e Brazilit, për një ekip që të gjithë kishim dëshirë ta shihshim me Anglinë, se na mungon ky derbi Brazil-Angli.

EMISIONET